GRUPI B
Greqia e fortë edhe për Argjentinën
5 September, 2014 @9:43
Greqia e përfundoi fazën grupore të Botërorit pa humbje. Ish kampionët europianë të 2005-tës e mposhtën Argjentinën me rezultat 71-79.
Më i miri në fitoren e grekëve ishte Nick Calathes me 18 pikë, derisa u dallua edhe Ioannis Bourousis që realizoi 16 pikë dhe 15 kërcime, kurse Luis Scola me 17 pikë ishte i vetmi tek argjentinasit që u mundua të bëjë diç më shumë.
Në duelin tjetër të këtij grupi, Kroacia shënoi fitore të lehtë ndaj Porto Rikos, e cila me këtë humbje e përfundoi aventurën në këtë Botëror, derisa në përballjen tjetër ndërmjet Senegalit dhe Filipineve, megjithëse këta të fundit shënuan fitore pas vazhdimeve, eliminimi nga Botërori ishte i pashmangshëm edhe për ta.
Rezultatet
Senegali - Filipinet | 79-81 (OT) | ||
Kroacia - Porto Riko | 103-82 | ||
Argjentina - Greqia | 71-79 |
Radhitja përfundimtare e grupit B
1 | Greqia | 5-0 | ||
2 | Kroacia | 3-2 | ||
3 | Argjentina | 3-2 | ||
4 | Senegali | 2-3 | ||
5 | Porto Riko | 1-4 | ||
6 | Filipinet | 1-4 |