SPANJA 2014
Sllovenia e sigurtë
7 September, 2014 @9:34
Sllovenia është një tjetër përfaqësuese e kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Spanjë. Sllovenët këtë e arritën pasi e mposhtën Republikën Dominikane me rezultat 61-71.
Zoran Dragic nga Sllovenia dhe James Feldeine nga Republika Dominikane ishin më të dalluarit në ndeshje duke shënuar nga 18 pikë secili.
Sllovenia në çerekfinale për kundërshtarë do ta ketë favoriten kryesore, SHBA-në, e cila e kishte mposhtur Meksikën me lehtësi.