Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 16

Serbia kalon lehtë Greqinë

Serbia kalon lehtë Greqinë


7 September, 2014 @21:00

Serbia, arriti të kaloj në çerekfinale me lehtësi, ku e deklasoi Greqinë me rezultat 90-72.

Me siguri edhe lojtarët e Greqisë, ishin të befasuar me forcën e Serbisë, të cilët me vështirësi kishin dalur nga grupi, derisa grekët nuk kishin pësuar asnjë humbje.

Por, djelmoshat e trajnerit Sasha Djordjevic, ishin më të koncentruarit në lojë, ku dhe arritën qëllimin e tyre ndaj grekëve.

Bogdan Bogdanovic, ishte më i miri i ndeshjes, i cili luajti me 21 pikë e 2 asistime, derisa u ndihmua edhe nga lojtari i Milwaukee Bucksit, Miroslav Raduljica, me 16 pikë, ndërsa në anën tjetër, Nick Calathes u dallua me 14 pikë, por ishin të pa mjaftueshëm për helenët.

Serbia në çerekfinale do të takohet me fituesin nga dueli Argjentina-Brazil.


 
Të gjitha lajmet nga Spanja 2014