Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LITUANIA

Me vështirësi në çerekfinale

Me vështirësi në çerekfinale


7 September, 2014 @18:13

Kualifikimi i Lituanisë për në çerekfinale nuk kaloi lehtë sa që është pritur kundër Zelandës së Re.

Lituanezët janë djersitur deri në minutat e fundit, ku përpara e patën një Zelandë tepër luftarake, të cilët nuk u dorëzuan deri në fund, por përvoja e Lituanisë e bërë që të përfundoj ndeshja me rezultat 76-71 në favor të tyre.

Jonas Valanciunas ishte lojtari që shkëlqeu në çerekun e fundit të ndeshjes, pasi e mori përgjegjësinë mbi supe dhe realizoi 22 pikë e 13 kërcime, kurse në anën tjetër shkëlqimi i Corey Webster me 26 pikë, mbeti nën hije, ku nuk mjaftoi për t’i befasuar lituanezët.

Lituania në çerekfinale do të përballet me fituesin nga përballja ndërmjet Turqisë dhe Australisë.


 
Të gjitha lajmet nga Spanja 2014