PRISHTINA
Mazreku e Hasani vazhdojnë me Prishtinën
8 September, 2014 @12:35
Blerim Mazreku dhe Muhamed Hasani edhe këtë stinor do ta bartin fanellën e Sigal Prishtinës.
Dy basketbollistët të cilët u shpallën kampion me ekipin bardhekaltër, një kohë të gjatë ishin në bisedime me drejtuesit e Sigal Prishtinës, të cilët tashmë kanë përfunduar me sukses.
“Ju njoftojmë se Sigal Prishtina ka arritur marrëveshje edhe për këtë stinor me qendrën Blerim Mazreku dhe playmakerin Muhamed Hasani,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit nga kryeqyteti.
Për Mazrekun interesim për këtë stinor kishte shprehur edhe skuadra e Pejës, derisa Hasani ka qenë në bisedime edhe me skuadrën e Bashkimit.