NGA KUVENDI
Krasniqi, mbetet kreu i trajnerëve
13 September, 2014 @19:10
Arben Krasniqi, ish trajner i Sigal Prishtinës dhe RTV 21, ka fituar besimin e kolegëve të tij për të qenë edhe një mandat kreu i Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës, SHTBK.
Kransiqi, nuk ka pasur fare kundërkandidat, derisa nënkryetar i Shoqatës në fjalë u zgjodh Ibrahim Karabeg, e anëtarë të Bordit: Albert Sylejmani, Mark Rodiqi, Bardhyl Mjaku, Pal Syla dhe Edin Kërveshi.