MAQEDONI
Liria, tërhiqet nga garat
12 September, 2014 @20:01
Sportdashësit shqiptar në Maqedoni nuk do të kenë ekipin më atraktiv të tyre në gara të elitës së basketbollit maqedon më.
Liria është tërhequr nga garat, pasi që Komuna e Çairit, nuk u ka dhënë përkrahjen e duhur, derisa Komunat tjera të Shkupit vazhdojnë me përkrahje ndaj ekipeve si: Aerodromi me MZT Shkupin; pastaj Qendra me Rabotnickin; Karposhi me Karposh Sokoli, ka njoftuar maqedonasja lajmpress.com.
“Në pamundësi të gjen zgjidhje adekuate për sallë ku do kishte kushte optimale për stërvitje dhe ndeshje para publikut të vetë KB Liria sipas të gjitha gjasave do t’i pezullon aktivitetet e veta. Të zhgënjyer nga qëndrimi indolent i disa faktorëve që premtuan përkrahje dhe mbështetje, KB Liria nuk dëshiron t’i përsëriten situata nga sezoni i kaluar dhe më herët. Ambiciet e klubit i tejkalonin kushtet e sallave shkollore ose të ardhjes në situatë të kushtëzimeve të ndryshme (si sezonin e kaluar me sallën e Vardarit, mund të luani por pa publikë...)”, kanë deklaruar drejtues të Lirisë për portalin në fjalë.
Liria ka qenë një ekip që shpeshherë nuk ka hezituar të zhvillojë miqësore me ekipe të ndryshme nga Kosova si Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi, etj. Ata janë llogaritur si njëri ndër ekipet më serioze të elitës së basketbollit maqedon, duke i shkaktuar telashe shumë skuadrave tjera, derisa kanë qenë pjesëmarrës të rregullt të Play-Offit.