TREPÇA

Amerikani Ken Brown te Trepça
17 September, 2014 @17:03
Ken Brown është përforcimi më i ri i skuadrës së Trepçës. Xehetarët kanë siguruar shërbimet e amerikanit 25 vjeçar, njofton faqja eurobasket.com.
Brown ësht i gjatë 185 centimetra dhe luan në pozitat 1 dhe 2. Ai në stinorin e kaluar ka luajtur për skuadrën suedeze KFUM Jamtland, ku për 8 ndeshje ka realizuar mesatarisht 18.1 pikë, 3.8 asistime dhe 1.8 topa të vjedhur, kurse me skuadrën tjetër nga Suedia, Norrkoping Dolphins, me të cilën ka luajtur 21 ndeshje, ka pasur mesatare prej 12.8 pikëve, 2.9 kërcimeve, 4.2 asistimeve dhe 1.8 topave të vjedhur për ndeshje.
Basketbollisti i ri i mitrovicasve gjithashtu ka përvojë edhe në ligën e rajonit verior të Europës, Baltic League, ku pjesëmarrës janë skudrat nga Lituania, Letonia, Estonia, Finlanda dhe Rusia.
Video