I HUAJI I PARË

kosarlabda-live.hu
Puljko në Pejë
16 September, 2014 @9:11
Njëshi kroat, Hrvoje Puljko, është përforcimi i parë i huaj i Pejës për stinorin e ri të Superligës dhe ligës ballkanike. Borozani.com
Puljko 193 centimetra i gjatë është 31 vjeçar dhe luan në pozitën e playmakerit.
Së fundi kroati në fjalë ka luajtur për ekipin hungarez Kaposvari, me të cilët ka arritur në gjysmëfinale të Play-Offit në Hungari.
Ai aty ka pasur një minutazhë impresionuese prej 35 minutash për ndeshje, derisa sa i përket statistikave individuale ai ka shënuar 16.5 pikë për ndeshje, 2 asistime dhe 1.3 topa të vjedhur.
Puljko bëhet i huaji i parë që do të arrin në Pejë, ka njoftuar faqja Eurobasket sot, derisa klubi pejan është duke shikuar të mbush edhe disa zbrazëtira në skuadër me të huaj në ditët në vijim, para nisjes së Superligës dhe Balkan League.
FAKT:
Puljko ka djersitur edhe fanellat e Cibonës (Kroaci), Artland (Gjermani), Peristeri (Greqi), Kvarner, Zrinjevac dhe Cedevita (Kroaci) si dhe Borac e Siroki (Bosnje e Hercegovinë) |