BIBL

Craiova në grup me Prishtinën e Vllazninë
17 September, 2014 @11:29
Më në fund është kompletuar numri i skuadrave pjesëmarrëse për edicionin e sivjetëm të Ligës Ballkanike.
Ekipi i cili e ka siguruar biletën e fundit për të garuar në BIBL është Craiova nga Rumunia, duke e kompletuar kështu në dhjetë numrin e skuadrave pjesëmarrëse.
Craiova në stinorin e kaluar në Ligën Ballkanike, që ishte stinori debutues për ta, e përmbylli me 6 fitore dhe 10 humbje, prej tyre nga një fitore ka shënuar edhe ndaj skuadrave kosovare, Sigal Prishtinës dhe Pejës.
Sivjet ekipi rumun do të garojë në grupin B së bashku me Sigal Prishtinën, Vllazninë, Kozuvin dhe Mornarin.
Skuadrat e grupit A:
1 | Peja | Kosova | ||
2 | Teodo | Mali i Zi | ||
3 | Sutjeska | Mali i Zi | ||
4 | Rilski Sporist | Bullgaria | ||
5 | Kumanova | Maqedonia |
Skuadrat e grupit B:
1 | Sigal Prishtina | Kosova | ||
2 | Vllaznia | Shqipëria | ||
3 | Kozuv | Maqedonia | ||
4 | Mornar Bar | Mali i Zi | ||
5 | Craiova | Rumania |