KARAGAÇ

Basketbollisti i ri i Pejës, Ephram Davis, duke ngulitur/ foxsports
Peja godet me përforcimin e dytë
18 September, 2014 @8:29
Vetëm disa ditë pas zyrtarizimit të kroatit, Hrvoje Puljko, si përforcim i parë në ekip, Peja ka kompletuar marrëveshjen edhe me alo-qendrën amerikane, Ephrem Davis.
Amerikani 206 centimetra i gjatë së fundi ka luajtur në ligën australiane për ekipin Joondalup ëolves, ku ka pasur mesatare impresive prej 17.6 pikëve për ndeshje, 9.6 kërcimeve për ndeshje, 1.3 asisitimeve për ndeshje dhe 1.8 bllokadave për ndeshje.
Davis, është lojtar që ka përvojë nga liga të ndryshme basketbollistike dhe është 28 vjeçar. Ai është përshkruar të jetë si një lojtar eksploziv, atletik dhe agresiv në pozitën e tij.
Gjithashtu, për atë thuhet të jetë një kërcyes i jashtëzakonshëm dhe bllokues natyral, derisa përveç pozitës së alo-qendrës, ai mund të luaj edhe në pozitën e qendrës, njofton faqja Eurobasket.
Peja është duke u përgatitur me trajnerin Boris Kurtovic për nismë të mbarë si në Superligë të Kosovës, ashtu edhe në Balkan League.