Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HRVOJE PULJKO

“Lutz më rekomandoi të vijë në Pejë”

“Lutz më rekomandoi të vijë në Pejë”


Intervista është realizuar nga TV Dukagjini.

18 September, 2014 @18:35

Hrvoje Puljko ka arritur në Pejë dhe menjëherë ka filluar stërvitjet me ekipin verdhezi. Basketbollisti kroat në një intervistë të gjërë për TV Dukagjinin, tha se tashmë ka filluar të njoftohet me bashkëlojtarët e tij dhe t’i ambientohet skuadrës dhe qytetit, ndërsa shtoi se në vendimin e tij për të nënshkruar me Pejën ka luajtur rol të rëndësishëm edhe ish trajneri i pejanëve, Danijel Lutz.

“Fillimisht përshëndetje për të gjithë tifozët e klubit. Unë kam arritur mbrëmë pas mesnatës, kështu që nuk jam njoftuar ende me qytetin. Kam zhvilluar stërvitjen e paraditës, ku jam njoftuar me bashkëlojtarë, pasi nuk kemi edhe shumë kohë për të humbur, tani secila stërvitje është e rëndësishme. Secili moment për t’u adaptuar sa më mirë në skuadër,  përshtypjet e mija të para janë shumë të mira.”

“Në ardhjen time këtu kanë ndikuar reagimet pozitive që kam ndëgjuar nga ish lojtarët që kanë luajtur këtu. Po ashtu kam kontaktuar me ish trajnerin, Danijel Lutz, i cili më ka rekomanduar të vijë në Pejë. Absolutisht të gjithë kishin pasur fjalë të mira për qytetin, klubin dhe tifozët, kështu që nuk kisha edhe shumë dilema rreth nënshkrimit të kontratës.”


Puljko, i cili njihet me saktësinë e tij nga vija e trepikëshit, shtoi se ai do të jap maksimumin në çdo ndeshje, madje në disa raste edhe do t’i kalojë limitet, vetëm e vetëm për t’i arritur objektivat e klubit, ndërsa në lidhje me Ligën Ballkanike, tha se edhe aty do të mundohen të japin çdo gjë nga vetja për të arritur rezultate pozitive.

“Gjithsesi specialiteti im janë trepikëshat, por nuk e bazoj lojën vetëm në gjuajtje nga distanca. Parimisht secilës ndeshje i qasem 100%, e shpeshherë edhe 120% duke i kaluar limitet. Thjeshtë e kam atë mentalitet që më ka ndihmuar gjatë gjithë karrierës. Ndodhë në ndonjë ndeshje ke kundërshtarë lojtarë më të mirë, i cili mund edhe të të mposhtë, por është me rëndësi që të jap maksimumin në parket dhe të largohesh me kokën lartë.”


“Ka ekipe të mira të cilët janë të organizuara mirë. Në princip është mirë të organizohen liga të tilla, që basketbolli të zgjerohet në teritore të tjera dhe të mos kufizohet brenda shtetit ku funksionon. Më kanë treguar se kemi një orar paska më të vështirë por me siguri që do të japim çdo gjë nga vetja. Nuk do të luajmë sa për sy e faqe, do të tentojmë të arrijmë rezultate sa më të mira.”


Kroati 31 vjeçar në fund tha se ka njohuri edhe për rivalitetin e madh që ka skuadra e Pejës me atë të Sigal Prishtinës, si dhe për tifozërinë e flaktë pejane, Shqiponjat, të cilët i ftoi në përkrahje maksimale në çdo ndeshje për këtë stinor.

Kliko këtu për ta shikuar intervistën e plotë në video.


KARAGAÇ

Peja godet me përforcimin e dytë

FBK Superliga/Balkan League/Transfere

Peja godet me përforcimin e dytë

18/09/14 @ 08:29

FBK

Shtyhet edhe Superkupa

FBK Superliga

Shtyhet edhe Superkupa

17/09/14 @ 17:17

TREPÇA

Amerikani Ken Brown te Trepça

FBK Superliga

Amerikani Ken Brown te Trepça

17/09/14 @ 17:03

BIBL

Craiova në grup me Prishtinën e Vllazninë

Balkan League

Craiova në grup me Prishtinën e Vllazninë

17/09/14 @ 11:29

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga