SUPERLIGA

Obinna Agomo gjatë ndeshjes All Star Kosova, në duel me Edmond Azemin. ─ BOROZANI/ Erdis Driza
Shpërthen Kastrioti, regjistron katër të huaj
20 September, 2014 @19:05
Skuadra nga Ferizaji, Kastrioti, ka paraqitur shtatë kërkesa për regjistrim të lojtarëve në Federatën ne Basketbollit të Kosovës.
Në listën e kërkesave të paraqitura nga ekipi ferizajas bëjnë pjesë edhe katër basketbollistë të huaj, prej tyre edhe emra të njohur për basketbollin kosovar.
Njëri prej tyre është edhe ish basketbollisti i Dritës, Obinna Agomo, i cili së bashku me Kenechukwu Obin, Agomo Werberin dhe maqedonasin Ervin Cogo, do të veshin fanellën e Kastriotit këtë stinor.
Ky i fundit më parë ishte paralajmëruar si përforcim i Besës, mirëpo pas përjashtimit të kësaj skuadre nga garat e Superligës, marrëveshja me ekipin pejan u bë e pavlefshme.
Përveç katërshes së huaj, Kastrioti është përforcuar edhe me dy basketbollistë të tjerë nga Drita e Gjilanit, Qëndrim Demi dhe Driton Sylejmani, si dhe me Festim Kilajn, i cili së fundi ka luajtur për skuadrën e Kaçanikut.