FAHRI BRECA

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi
Gjermanët të kënaqur me Brecën
20 September, 2014 @18:41
Ish basketbollisti shumëvjeçar i skuadrës së Sigal Prishtinës dhe anëtari i Pejës gjatë pjesës së parë të stinorit të kaluar, në stinorin e ri do të luajë me skuadrën gjermane, Hertener Loewen, që garon në ligën ProB të Gjermanisë.
Njëri prej më të kënaqurve me transferimin e Brecës në Hertener është pikërisht trajneri i kësaj skuadre, Majdi Shaladi, i cili pret shumë nga organizatori kosovar.
“Fahriu ka qenë për një kohë në stërvitje me ne dhe ne u bindëm se ai do të na ndihmojë neve në stinorin e ri. Ai e dëshmoi veten në stërvitje dhe në disa ndeshje përgatitore,” tha ndër tjerash trajneri Shaladi, shkruan faqja zyrtare e ekipit gjerman.
Për transferimin e Brecës i kënaqur u shpreh edhe presidenti i klubit, Hermann Zechel, i cili basketbollistin 29 vjeçar vlerësoi si shumë të çmuar për ekipin.