BASHKIMI (F) - VËLLAZNIMI (F)
Kampionet nuk lodhen as kundër Vëllaznimit
10 November, 2018 @21:41
Kampionet aktuale vajzat e Bashkimit, pa telashe e mposhtën edhe Vëllaznimin me rezultat 83-43.
Në këtë ndeshje nuk luajti lojtarja amerikane Danisha Shaw, kurse Mari Stewart luajti vetëm një çerek.
Mbrojtja e mirë e vashave të trajnerit Edin Kerveshi, luajti rolin kryesor në fitoren e tyre kundër skuadrës gjakovare, derisa gjatë ndeshjes u dalluan lojtaret Vlera Vraniqi, Enisa Olloni dhe Elmedina Cenollari, kurse nga lëndimi u kthye edhe talentja Sara Vraniqi, e cila pritet të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës nga Prizreni.
Bashkimi me bilanc 7-0 gjendet në krye të tabelës, derisa Vëllaznimi ka bilanc prej 2 fitoreve e 4 humbjeve pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.
Në xhiron e radhës do të luhet derbi në mes të Penzës dhe Bashkimit, kursa Vëllaznimi do të përballet me Vushtrrinë.