TREPÇA - PRISHTINA
Bilanci perfekt vazhdon
10 November, 2018 @20:47
Në derbin mes dy prej skuadrave më të mira të basketbollit të pasluftës në Kosovë, derbi ky që tash e sa vite është në ‘hije’, fituese doli skuadra e Prishtinës.
Duke qenë skuadër më e mirë përgjatë gjithë ndeshjes, Prishtina arriti ta mposhtë Trepçën në Mitrovicë me rezultatin përfundimtar 83-106, ndërsa duhet përmendur që Trepça sonte zhvilloi paraqitje mjaft të mirë, sidomos kur dihet fakti që te mitrovicasit sonte munguan Besnik Azemi e Imer Tahiri, dy startues të rregullt të skuadrës në fjalë.
Më të dalluarit në këtë fitore të Prishtinës sonte ishin Divine Myles me 32 pikë, 5 kërcime e 6 asistime dhe Dardan Berisha me 31 pikë, 4 kërcime e 2 asistime, kurse te mitrovicasit u veçuan Samir Zekiqi me 27 pikë, 3 kërcime e 3 asistime dhe Dwane Miner me 26 pikë, 4 kërcime e 2 asistime.
Bilanci perfekt i Prishtinës në Superligë vazhdon, ndërsa Trepça pas 8 xhirove ka 2 fitore e 6 humbje.