PANATHINAIKOS - OLYMPIACOS
Kryendeshja e javës i takon vendasve
9 November, 2018 @23:02
Në xhiron e gjashtë në Euroleague është luajtur derbi më i madh grek, ndërmjet Panathinaikosit dhe Olympiacosit. Në këtë ndeshje fitoi Panathinaikos me rezultat 93-80.
Pjesa e parë i takoi mysafirëve, të cilët shkuan në pushim me një epërsi prej 7 pikëve, por në pjesë të dytë basketbollistët e trajnerit Xavi Pascual ishin shumë më konkret, duke i shënuar 52 pikë, kurse mysafirët vetëm 32 pikë.
Nga pesë lojtarë që shënuan pikë dyshifrore, më të dalluarit ishin Lukas Lekavicius me 17 pikë dhe Nick Calathes me 14 pikë, derisa te Olympiacos, Georgios Printezis shënoi 26 pikë dhe Janis Timma 17 pikë.
Panathinaikos ka bilanc pozitiv me 4 fitore dhe 2 humbje, kurse Olympiacos ka bilanc të barabartë prej 3 fitoreve dhe 3 humbjeve.
Panathinaikos në xhiron e ardhshme udhëton drejt Turqisë që të përballet me Anadolu Efes, ndërsa Olympiacos pret Fenerbahcen.