WARRIORS - BUCKS
Bucks show në Oracle Arena
9 November, 2018 @9:58
Milwaukee Bucks, arriti ta mposht kampionin aktual Golden State Warriors në Oracle Arena me rezultat 111-134.
Me lojë të bukur ofansive dhe me mbrojtje agresive, Bucks mposhti bindshëm kundërshtarin.
Eric Bledsoe ishte koshashënuesi më i mirë me 26 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Giannis Antetokounmpo me 24 pikë të tjera.
Te Golden State më i dalluari ishte Klay Thompson me 24 pikë të shënuara, ndërsa rol të rëndësishëm luajti edhe performanca e Stephen Curryt, i cili e përfundoi ndeshjen me 10 pikë.
Kjo ishte fitorja e nëntë e stinorit për Milwaukeen, derisa për Golden State Warriors humbja e dytë e stinorit krahas 10 fitoreve që i kanë.