MILANO - CSKA
CSKA ia shkakton humbjen e dytë Milanos
8 November, 2018 @23:22
Skuadra ruse, CSKA Moska, në duelin e zhvilluar ndaj Emporio Armani Milan, doli fituese, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 85-90.
Gjatë gjithë lojës vendasit ishin në epërsi, por në çerekun e katërt mysafirët ishin shumë më të mirë, duke e fituar këtë çerek me rezultat 27-19.
Cory Higgins me 23 pikë dhe Nando De Colo 18 pikë ishën më të dalluarit te Moska, derisa italianëve nuk iu mjaftuan 24 pikët e Vladimir Micov.
CSKA Moska së bashku me Realin e ndajnë kreun e tabelës si skuadrat e vetme pa humbje, ndërsa Armani Milan gjendet në pozitën e katërt me bilanc 4 fitore dhe 2 humbje.
Skuadra ruse në xhiron e shtatë takohet me Bayern Munchen, kurse Milano e pret Darussafakan.