NGA INFORMATORI NR. 7
TOPSPORTI/ A. P.
Azemi suspendohet dhe gjobitet
8 November, 2018 @20:13
Basketbollisti më i dalluar i Trepçës në fitoren e fundit të ekipit ndaj Bashkimit, Besnik Azemi, është suspenduar dhe gjobitur nga Komesari i Garave të FBK-së.
Informatori Nr. 7 i Superligës ka bërë të ditur se përveç gabimit teknik, që kushton 50 euro, Azemit i është hapur edhe fletëparaqitja nga ana e personave zyrtarë të ndeshjes për sjellje josportive.
Me këtë, Azemi është suspenduar për një ndeshje moslojë sipas radhës në FBK me Trepçën, ndërsa gjoba ka arritur shifrën e 300 eurove.