UNITED BASKETBALL - ISTOGU

Istogu “stërvitet” në Gjilan, Shabani shpërthen!
8 November, 2018 @19:11
Skuadra e Istogut e mposhti me lehtësi United Basketballin me rezultat 41-107.
Djelmoshat e trajnerit Fikret Shatri, që nga fillimi i ndeshjes dominuan deri në fund, derisa në çerekun e parë mbrojtja e fortë e lejoi kundërshtarin të shënojë vetëm 3 pikë, ku dhe u bë dallimi në rezultat.
Diamant Shabani ishte i pakapshëm në këtë ndeshje. Shabani luajti me shifrat magjike, me 50 pikë, 13 kërcime dhe 10 topa të vjedhur.
Te United Basketball, asnjë lojtar nuk arriti të shënojë pikë dyshifrore, derisa më i dalluari i skuadrës gjilanase ishte Laurant Ibrahimi me 9 pikë e 9 kërcime. Ibrahimi gjithashtu është trajneri i kësaj skuadre.
Istogu me një ndeshje më pak gjendet në pozitën e katërt me 4 fitore e 1 humbje, derisa United Basketball nuk ka asnjë fitore në 6 ndeshje të zhvilluara deri më tani.