VËLLAZNIMI - DRITA
Koshi afër triple-double në fitoren e Vëllaznimit
7 November, 2018 @22:25
Në përballjen e dy skuadrave që po e kërkojnë Superligën, Vëllaznimi e mposhti Dritën me rezultat 84-69.
Skuadra kuqezi, në çdo çerek ishte në epërsi ndaj kundërshtarit, derisa më i dalluari ishte Atik Koshi, i cili shkëlqeu me 27 pikë, 8 kërcime e 8 asistime, ishte shumë afër shifrave triple-double.
Te Drita, Arian Memeti dhe Qëndrim Demi, luajtën me nga 18 pikë secili.
Vëllaznimi me këtë fitore me një ndeshje më shumë vazhdon kryesimin në Ligën e Parë me 5 fitore e 1 humbje, derisa Drita ka bilanc 3-3 dhe gjendet në pozitën e tretë aktualisht.