VUSHTRRIA - PRISHTINA E RE

FOTO/ Arkiv
Haxhosaj dallohet në fitoren e Prishtinës së Re
7 November, 2018 @23:17
Prishtrina e Re, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 57-75, e regjistroi fitoren e dytë të stinorit.
Në këtë ndeshje lojtari i Prishtinës së Re, Dion Haxhosaj, ishte i pakapshëm. Ai luajti me 20 pikë në sulm, derisa i rrëmbeu 25 kërcime në mbrojtje dhe ishte më meritor në fitoren e skuadrës.
Te Vushtrria më i miri ishte Arton Hyseni me 18 pikë të shënuara.
Kjo ishte fitorja e dytë e Prishtinës së Re krahas 4 humbjeve që i kanë, ndërsa për Vushtrrinë kjo ishte humbja e pestë pas gjashtë xhirove të zhvilluara.