SIGAL PRISHTINA
Kampionja konfirmon ligën ballkanike për 2014/15
7 June, 2014 @20:50
Sigal Prishtina, kampionja dhe fituesja e Kupës së Kosovës, ka bërë të ditur pak më parë edhe zyrtarisht se do të jetë pjesë e Ligës Ballkanike edhe stinorin e ardhshëm 2014/15.
Në një njoftim të publikuar në llogarinë zyrtare të klubit në Facebook, është dhënë konfirmimi zyrtar i klubit bardhekaltër nga kryeqyteti që në vitin debutues në këtë ligë përfundojnë stinorin e rregullt në vend të dytë.
Sigal Prishtina gjithashtu, në vitin debutues arriti të merr përsipër organzimin e Final Fourit të kësaj lige, ku vetë doli e katërta pas disfatave nga Galil Gilboa dhe Balkan Botevgrad, derisa kampion u shpall Levski Sofia.
Afati i fundit për paraqitjen e skuadrave për stinorin e ardhshëm është 10 qershori.