JUNIOR BIBL
Prishtina dhe RTV 21 me ekip të kombinuar
6 June, 2014 @23:53
Ekipi i kombinuar i juniorëve të RTV 21 dhe të Sigal Prishtinës pritet të përfaqësojnë Kosovën në stinorin e parë të Ligës Ballkanike për juniorë.
Kështu ka bërë të ditur sot Federata e Basketbollit të Kosovës në një vendim të saj, derisa ky ekip do të menaxhohet nga Valton Bilalli i RTV 21, shkruan në njoftimin e lëshuar nga FBK.
Sigal Prishtina si kampione e ligës së juniorëve dhe RTV 21 si fituese e Kupës së Kosovës për juniorë, pritet të krijojnë një ekip të përbashkët për paraqitjen e parë ndërkombëtare të këtyre moshave në një ligë, derisa JBIBL do të shënojë vitin e parë me junior në stinorin që vjen 2014/15.