KËRVESHI
I vetmi që mbijetoi Superligën tërë stinorin
5 June, 2014 @23:35
Trajneri prizrenas, Edin Kërveshi, ka arritur një karakteristikë të cilën nuk e ka pasur asnjë trajner në Superligë këtë stinor.
Ai ka qenë trajner i vetëm i Superligës që ka nisur stinorin te një ekip dhe e ka përfunduar stinorin aty, pa u shkarkuar, larguar ose munguar në ndonjë ndeshje.
Kjo ka qenë ndoshta gjëja më pozitive të cilën Bashkimi, të cilin e udhëhoqi Kërveshi, arriti ta bëj këtë stinor.
Kështu, Kërveshi ka arritur të çojë ekipin deri në finale të Kupës së Kosovës, ku u mposhtën nga Sigal Prishtina, derisa ai gjithashtu ka arritur të mposht së paku njëherë njërën nga superfuqitë e këtij stinori, Pejën, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-Offit të Superligës.
Pejën ose Sigal Prishtinën nuk ka arritur të mposht asnjë ekip tjetër në Superligë gjatë tërë stinorit.
Të gjitha skuadrat tjera kanë ndërruar së paku një trajner gjatë këtij stinori, ose në disa ndeshje janë udhëhequr nga ndihmës trajnerët - derisa Kërveshi 35 vjeç ka qenë gjithmonë në detyrë te portokallët e Prizrenit - gjatë gjithë stinorit.