EUROLEAGUE
Kuriozitetet për Euroleague
4 June, 2014 @21:08
Pyetjet më të shpeshta që parashtrohen, në lidhje me “Ligën e Kampionëve” të basketbollit, pra për Euroleague, janë të listuara më poshtë me disa pika:
1. Çka është Euroleague dhe si mund të marrin pjesë skuadrat në këtë ligë?
Euroleague, është liga më e fortë në Europë, e cila organizohet nga ULEB. Në çdo stinor, garojnë 24 ekipe. 23 prej tyre janë të licencuar për këtë ligë, ndërsa një skuadër kyçet pas fazës eliminatore.
2. Çka do të thotë licenca e Euroleague-së?
Skuadrat europiane, për të garuar në Euroleague, duhen të paisen me licensa që ipen nga kryesia e kësaj lige. Licenca tregon se si mund të hyjnë skuadrat në kupat europiane dhe sa stinorë mund të luajnë këtu.
3. Sa lloje të licensave janë?
Për të garuar në Euroleague, skuadrat janë të detyruara që të paisen me licensa A, B dhe C.
4. Sa është mandati i licensave?
Skuadrat me licensën A, mund të garojnë më shumë se një vjet në Euroleague, ndërsa ato skuadra të pajisura me licensën B dhe C, garojnë vetëm një vjet në ligën më të fortë të Europës.
5. Sa skuadra prej një shteti, mund të inkuadrohen në Euroleague?
Sipas rregullave të Euroleague, licencat e dhëna për një shtet, nuk e kalojnë numrin katër.
6. Cilat janë kriteret, për ta marrë licencën A?
(1) Në vendin e skuadrës, në sipërfaqen prej 200 kilometrave, duhet të jetojnë 200,000 njerëz.
(2) Skuadra, duhet të ketë palestrën me kapacitet prej 10,000 ulëseve dhe të ketë mundësi udhëtimi prej katër orëve nga Frankfurti, ngase numërohet si qendra e Europës.
(3) Qyteti duhet të ketë, së paku dy hotele me katër yje.
(4) Palestra e skuadrës, duhet të jetë larg më së shumti 100 kilometra nga aeroporti.
(5) Gjendja financiare e skuadrës duhet të jetë e mirë, nuk duhet të jetë e falimentuar më herët skuadra, duhet të jetë në gjendje për të paguar borxhet dhe duhen të premtojë me ndojnjë plan që mund ta paguajnë borxhin.
(6) Për çfarëdo arsye, nuk duhet të jetë i dënuar nga Euroleague.
(7) Në të njejtën ligë, nuk lejohen më shumë se tre skuadra me licencë A.
(8) Për t’u kyçur në ligë, skuadra duhet të ketë 300,000 euro garanci bankare.
7. Sa licensa A janë?
Kryesia e Euroleagues, ka të drejtë, gjatë një stinori të jep 14 licenca A.
8. Licenca B çka është?
Licenca B, e cila jepet nga kryesia e Euroleague, shërben për të luajtur një skuadër vetëm një vjet në këtë ligë.
9. Si merret licenca B?
Shpërndarja e licencave B, bëhet përmes renditjeve të shtetit dhe sipas kritereve, iu jepet skuadrave që bëhen kampion ose finalist në ligat e tyre (nëse skuadra nuk ka licencë A) paiset me licensë B. Në anën tjetër, çdo vjet skuadra e cila vjen nga faza eliminatore, e merr këtë licencë.
10. Cilat janë kriteret e licencës B?
(1) Skuadra, duhet të ketë palestrën me kapacitet prej 5,000 ulëseve, dhe të ketë mundësi udhëtimi prej katër orëve nga Frankfurti, ngase numërohet si qendra e Europës.
(2) Qyteti duhet të ketë, së paku dy hotele me katër yje.
(3) Palestra e skuadrës, duhet të jetë larg më së shumti 100 kilometra nga aeroporti.
(4) Gjendja financiare e skuadrës duhet të jetë e mirë, nuk duhet të jetë e falimentuar më herët skuadra, duhet të jetë në gjendje për të paguar borxhet, dhe duhen të premtojnë me ndonjë plan që mund ta paguajnë borxhin.
(5) Për çfarëdo arsye, nuk duhet të jetë i dënuar nga Euroleague.
11. Çka është licenca C?
Licenca C, i ipet skuadrës e cila bëhet kampion në EuroCup, për të luajtur në Euroleague e cila zgjatë një vjet. Në rast se, kampioni i EuroCup, është i paisur me licencën A ose B, licenca C konvertohet në Wild Card (ftesë speciale).
12. Ç’është Wild Card (ftesë speciale)?
Skuadrat që nuk kanë licencën A ose B, Wild Card i ipet përmes iniciativës së kryesisë së Euroleague, për të garuar vetëm një vjet.
13. Çka duhet për të marrë ftesën speciale nga Euroleague?
Për të fituar këtë ftesë speciale, skuadrat duhen të paguajnë 500,000 euro. 300,000 prej tyre duhet të paguhen në para të gatshme, ndërsa shumën e mbetur mund të paguajnë përmes sponzorëve të ndryshëm.