SAN ANTONIO
Repriza e vitit të kaluar
1 June, 2014 @11:39
Oklahoma City Thunder, nuk arriti që t’i mbajë shpresat gjallë për finalen e madhe, edhepse e dërguan ndeshjen e fundit në vazhdime, por San Antonio e dëshiroi finalen më shumë.
Spurs e fitoi ndeshjen në vazhdime me rezultat 112-107, kurse më së shumti pikë shënoi Boris Diaw 26, ku u ndihmua edhe nga Tim Duncan me 19 sosh, i cili edhe i rrëmbeu 15 kërcime.
Ndërsa, dyshja Westbrook-Durant, përsëri ishin në skenë, të cilët shënuan 34 përkatësisht 31 pikë, por nuk mjaftuan për ta vazhduar serinë.
Trajneri i suksesshëm i San Antonios, Gregg Popovich, e shprehi kënaqësinë pas ndeshjes: “Kjo fitore ishte tepër e ëmbël, ngase ne e mposhtëm një nga skuadrat e “ferrit” “, kështu e lavdëroi Popovichi Oklahomën, në mënyrë metaforike.
Tani, në finalen e madhe, sikurse në vitin e kaluar, përsëri do të përballen, San Antonio Spurs me Miami Heatin, që të dyja skuadrat janë në formë të mirë, mbetet të shihet se kush do të ngrit trofenë.
Ndeshja e parë do të luhet tek San Antonio, me 5 qershor.
Video
Oklahoma-Spurs