Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAS-OKC

San Antonio një fitore larg finales

San Antonio një fitore larg finales


30 May, 2014 @11:13

Pas dy humbjeve radhazi, skuadra e trajnerit Gregg Popovich, është këndellur në mënyrën më të mirë.

Në ndeshjen e pestë të serisë, San Antonio, e turpëroi Oklahomën, duke e mposhtur me 28 pikë epërsi, 117-89.

Loja ekipore e San Antonios, po vërehet dukshëm, ngase gjastë lojtarë, arritën të shënojnë pikë dyshifrore, prej tyre më së shumti u dallua Tim Duncan me 22 e Manu Ginobili me 19 sosh.

Ndërsa në anën tjetër, dyshja Kevin Durant, Russell Westbrook, ishin të pa mjaftueshëm, të cilët shënuan 25, përkatësisht 21 pikë.

Ylli i ndeshjes Tim Duncan, beson se serinë mund ta përfundojnë në ndeshjen e gjashtë: 

Ne absolutisht besojmë se do të përfundojmë serinë, në Oklahoma në ndeshjen e gjashtë të serisë, është vend i vështirë për të luajtur, por ne do të luftojmë për të mbijetuar. Por ne e ndiejmë se do të gjejmë rrugën e duhur për të luajtur, ne do të kujdesemi për topin, do të bëjmë gjërat të cilët kemi bërë gjatë tërë serisë, nuk ka arsye për të mos fituar.”

Ndeshja e radhës do të luhet më 31 maj, në Oklahoma. 

Skema


Video

San Antonio-Oklahoma



 
Të gjitha lajmet nga NBA