VENDIMI
Balkan League, pa Final Four
28 May, 2014 @11:02
Në mbledhjen e djeshme të Bordit të BIBL është marrë edhe një vendim që prek fazën finale të garave të kësaj lige.
Kështu, duket se Final Four Prishtina 2014 ka qenë i fundit në Balkan League, pasi që tash e tutje ekipet do të luajnë në sistemin vajtje-ardhje, ku më i miri nga rezultati i përgjithshëm do të kalojë përpara.
Në fakt, ky sistem është luajtur edhe sivjet në Balkan League, por në fazën çerekfinale të saj kur janë ndeshur Kumanova me Levski Sofian dhe Teodo Tivat me Balkan Botevgradin. Ekipi më i mirë pas dy takimeve me rezultat të përgjithshëm ka shkuar në Final Four.