BALKAN LEAGUE
Levski, konfirmon suksesin dhe cilësinë e BIBL
27 May, 2014 @19:28
Pranimi i Levski Sofias në Adriatic League nga stinori i ardhshëm ka gëzuar tejmase edhe drejtorin sportiv të Balkan League, Shay Shtriks, i cili i ka dëshiruar sukses ekipit bullgar që së fundi u shpall kampion i BIBL në Final Four 2014 të mbajtur në Prishtinë.
“Jemi të lumtur për pjesëmarrjen e Levski Sofias në ligën e Adriatikut pasi që kjo edhe njëherë tregon se liga ballkanike po funksionon shumë mirë dhe po i jep mundësi ekipeve të zhvillohen në nivel të organizimit. Shpresoj që ata të arrijnë edhe Euroleague më pas,” ka thënë Shtriks, njofton faqja zyrtare e BIBL, sot.
Levski ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Adriatic League dhe përkundër se ata donin edhe pjesëmarrjen në Balkan League në të njejtin stinor, kryetari i klubit bullgar në fjalë ka thënë se Levski do të merr pjesë vetëm në një ligë ndërkombëtare.