Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALKAN LEAGUE

10 qershor, afati i fundit për pjesëmarrje në BIBL

BOROZANI/Erdis Driza

10 qershor, afati i fundit për pjesëmarrje në BIBL


27 May, 2014 @19:04

Tre skuadra kosovare do të jenë pjesë e ligës ballkanike stinorin e ardhshëm. Dy skuadra seniore, që pritet të jenë Sigal Prishtina dhe Peja, si dhe një skuadër juniore pritet të marrin pjesë në këtë ligë. 

Kjo pasi që sot edhe zyrtarisht u inicua krijimi i ligës për moshat nën 18 vjeçare në Sofje të Bullgarisë, ku edhe u mbajt mbledhja e Bordit të BIBL. 

Erolld Belegu, kryetar dhe Jeton Nixha, sekretar i FBK-së kanë qenë pjesëmarrës nga Kosova në këtë takim, ku u konfirmua edhe pjesëmarrja e Vllaznisë së Shkodrës në stinorin e ardhshëm të kësaj lige, pasi që u zyrtarizua Shqipëria si anëtare e re e ligës. 

Në anën tjetër, aty është kërkuar pajtimi me rregullat për pjesëmarrje në BIBL nga Federata Kazake e Basketbollit ashtu që ekipi i tyre Kapshagay mund të merr pjesë në stinorin 2014/15 të kësaj lige në zgjerim e sipër. 

Stinorin që vjen për herë të parë do të nis edhe Junior Balkan League që do të mbahet sipas rregullave të FIBA Europe, ku do të marrin pjesë meshkujt e lindur pas 1 janarit të vitit 1997. 

Afati i fundit për paraqitjen e skuadrave në stinorin e ardhshëm të BIBL është 10 qershor. 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League