IND-MIA
Indiana buzëqesh me George
29 May, 2014 @11:22
Indiana Pacers nuk dëshiroi që të eliminohet në shtëpinë e saj. Kështu ata fitoren e arritën përmes Paul George-it, i cili shkëlqeu në pjesën e dytë të ndeshjes, duke ia sjellë fitoren skuadrës me rezultat 93-90.
Ylli i Indianës, George, luajti me 37 pikë. Ai 31 prej totalit të pikëve i shënoi në pjesën e dytë të ndeshjes, ku i rrëmbeu edhe 6 kërcime.
Ndërsa faktori kryesor në humbjen e Miamit ishte LeBron James.
King James, pati probleme me gabime personale gjatë ndeshjes, i cili u detyrua që të luaj vetëm 24 minuta dhe shënoi vetëm 7 pikë, gjë që ndikoi shumë në humbjen e Miamit.
Trajneri i Indianës, Frank Vogel, tregoi se si e kishte motivuar skuadrën :
“Mendova se ekipi ynë, pati një mentalitet sikur të ishte ngjyra e verdhë e semaforit dhe me këtë, ne paksa u lëkundëm. Porosia ime për të gjithë ekipin ishte që, drita jonë duhet të jetë e gjelbërt për ne. Ne duhet që të shkojmë përpara, ne duhet të sulmojmë, ne duhet të jemi më agresivë. Paul George, e kuptoi këtë dhe ishte në nivel të çmendur”.
Ndeshja e radhës do të luhet me 30 maj në Miami, në rast të se fiton skuadra e trajnerit Erik Spoelstra, do të përfundojë seria dhe Miami do të shkojë në finalen e madhe të NBA.
Video
Indiana-Miami