PEJË
Besa me sponzor
3 June, 2014 @12:33
Skuadra e Besës së Pejës, që debutoi stinorin e posapërfunduar në Superligë të Kosovës, ka arritur që të sigurojë sponzor edhe për stinorin në vijim.
Kështu ka njoftuar kryetari i këtij klubi, Arbër Elshani, duke u shprehur i kënaqur me marrëveshjen e arritur me kompaninë Sinalco.
I njejti njoftim mund të shihet edhe në llogarinë zyrtare të këtij klubi në Facebook, derisa Besa pritet t’ia nis me punë më të madhe stinorin në vijim.
Për më tepër, Besa nuk mjaftohet me kaq, por do të kërkojë edhe një sponzor tjetër, të cilin e ka paralajmëruar tash, por nuk ka bërë të ditur se për kë bëhet fjalë.
Besa erdhi në Superligë si kampion i Ligës së Parë në stinorin 2012/13, derisa që në stinorin e parë të saj në Superligë ka arritur që të plasohet në Final Four të Kupës së Kosovës - që vlerësohet të jetë sukses i madh, pasi që ka lënë jashtë njërin ndër skuadrat e katërshes së madhe, Trepçën.