LITUANEZI
Kieza kalon operimin me sukses
3 June, 2014 @9:59
Alo-qendra lituaneze e Sigal Prishtinës, Aurimas Kieza, ka kaluar me sukses operimin e tij në këmbë të majtë.
Kështu ka njoftuar sot kampionja e re e Kosovës, Sigal Prishtina, duke postuar edhe një fotografi ku lituanezi ka përshëndetur adhuruesit e tij.
Kieza 32 vjeç që sot lirohet nga spitali për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi, pritet që javën tjetër t’ia nis fazës së ushtrimeve për rikthim në parket.
Gjigandi 203 centimetërsh nga Lituania ka qenë njëri ndër basketbollistët më të dalluar te Sigal Prishtina gjatë gjithë stinorit, derisa pësoi një lëndim në pjesën më të rëndësishme të stinorit, Final Four Prishtina 2014 të Ligës Ballkanike.