Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 32

Kandemirit mbi 1 mijë euro gjobë, Prishtinës 350€

Foto: FBK

Kandemirit mbi 1 mijë euro gjobë, Prishtinës 350€


2 May, 2023 @14:09

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka publikuar së fundi edhe Informatorin Nr. 32 të këtij stinori në Superligë, ndërsa ka bërë të ditur edhe vendimet për gjoba të shqiptuara nga ndeshja e fundit e serisë gjysmëfinale të PlayOffit ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës.

Ndeshjen e fituan mitrovicasit, që me fitoren 74-77 siguruan finalen e PlayOffit duke bërë serinë 2-3 në të mirë të tyre, kurse mëposhtë janë edhe vendimet siç shkruan në Informator për akterët e duelit të pestë gjysmëfinal Prishtina-Trepça.

Prishtina dënohet në total me 350 euro për shkak të mosrespektimit të neneve 49.2 dhe 49.10 të PG-së nga publiku (150 euro + 200 euro; hedhja e gjësendeve në fushë të lojës dhe ndezja e mjeteve piroteknike).

Trajneri i Prishtinës, Ahmet Kandemir është dënuar me 1 mijë e 600 euro, konform nenit 50.5 (gabim teknik [C] për sjellje josportive, por i përsëritur disa herë).

Basketbollisti i Prishtinës Lejson Zeqiri me 50 euro për shkak të gabimit teknik. Ndërsa nga Trepça dënim ka marrë vetëm Amin Hot, me 50 euro për shkak të gabimit teknik (sjellje josportive).

Ahmet Kandemir - gjoba Superliga PlayOff

Derisa Prishtina me këtë ndeshje ka përfunduar stinorin 2022/23, Trepça ka siguruar finalen e PlayOffit të Superligës për të dytin stinor radhazi dhe ka fituar të drejtën edhe të shfrytëzimit të epërsisë së terrenit vendas në finale, ku do të takohet me finalistin tjetër, Peja, që kishte mposhtur kampionin e deritashëm të Superligës, Ylli, me rezultat 3-1 në seri.

 


 
Të gjitha lajmet nga