NË PEJË
“Karagaçi” gati për FIBA Europe Cup
24 October, 2016 @21:24
Peja pasnesër debuton si vendase në FIBA Europe Cup, duke sjellë emocionet e kësaj gare për herë të parë para tifozëve të vetë nën bjeshkët e Rugovës.
“Karagaçi” pritet të jetë i mbushur plotësisht, ndërsa ekipi verdhezi përmes një postimi në Facebook ka kërkuar përkrahjen për të bërë atmosferën më të mirë nga publiku i saj të mërkurën me fillim në ora 20e30.
Peja pret AEK Larnacan e Qipros në duelin e Grupit I në kuadër të xhiros së dytë. Peja është mposhtur në xhiron e parë në minutën e fundit të ndeshjes nga ekipi rumun, UBT Cluj, ndërsa ka pasur paraqitje shumë të mirë. AEK në anën tjetër është mposhtur nga rivali tjetër i grupit, që llogaritet edhe favorit, Gaziantepi turk.