Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DERBIT

“Karagaçi” pritet të jetë plot për derbi

“Karagaçi” pritet të jetë plot për derbi


5 December, 2021 @11:43

Dueli që zhvillohet në kuadër të Ligës Unike dhe llogaritet edhe si ndeshje e Superligës pritet të jetë mjaft interesant, ndërsa KB Peja ka bërë të ditur se edhe shumë pak bileta kanë mbetur në shitje për këtë ndeshje që do të zhvillohet sonte prej orës 17:00 në Karagaç.

Peja pret Prizrenin në një duel ku Prizreni do të kërkojë kreun e Ligës Unike, por edhe ngritjen në Superligë.

TABELA E SUPERLIGËS

Në anën tjetër Peja që ka bilans jo të pritur pas 11 xhirove të para në Superligë 6-5 dhe bilans 2-2 në kuadër të Ligës Unike, pas ardhjes së Tyrone White në ekip kërkon që të “shkëlë” çdo gjë përpara!

Sa i përket biletave të ndeshjes së sotme që nis në ora 17:00, është bërë e ditur që edhe shumë pak sosh kanë mbetur nga faqja zyrtare e klubit.

“Kanë mbetur edhe një numër i vogël i biletave në shitje. Nxito blije tënden! Biletat i keni në Shtëpinë e Mallërave. Forca Peja,” ka shkruar njoftimi i verdhezinjëve.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike