Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGAL PRISHTINA

Karriera e Washburn

Karriera e Washburn


3 November, 2015 @20:59

Sigal Prishtina sot njoftoi për përforcimin e radhës në skuadër, qendrën amerikane 213 centimetra të gjatë, Jason Washburn

Amerikani në fjalë ka nisur karrierën profesionale në Europë, në Superligën ukrainase duke veshur fanellën e Cherkaski Mavpy në stinorin 2013/14, pasi që kishte luajtur në kolegj për Utah-në. 

Te ekipi në fjalë Washburn kishte mesatare prej 14.1 pikëve dhe 6.3 kërcimeve për ndeshje, derisa në gjysmëstinor kaloi në Tsmoki Minsk të Bellorusisë, me të cilët nënshkroi kontratë 1 mujore! 

Në maj të vitit 2014 ai kaloi te Basic Brussels i Belgjikës, ndërsa pas përfundimit të stinorit në këtë vend iu bashkua Utah Jazzit në ligën verore. Vazhdoi me ekipin nga Brukseli për tërë stinorin 2014/15 duke pasur mesatare prej 8.9 pikëve e 3.9 kërcimeve me mesatare prej 19 minutash për lojë. 

Në shtator të këtij viti ai arriti të nënshkruajë kontratë me ekipin nga NBA, Charlotte Hornets, por nuk arriti të futet në ekipin përfundimtar për stinorin e ri në NBA duke u ndarë më 23 tetor nga skuadra në fjalë pas 4 paraqitjeve në ndeshjet parasezonale me ekipin në fjalë. 


 
Të gjitha lajmet nga