Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PROMOVOHEN

KB Megasport hyn në Ligën e Parë

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

KB Megasport hyn në Ligën e Parë


22 May, 2020 @22:07

Skudara prizrenase, KB Megasport, do të jetë anëtarja më e re e Ligës së Parë të Kosovës në basketboll.

Vendimi u mor sot nga Bordi i FBK-së që nuk shpalli asnjë titull sportiv për edicionin 2019/20, por pranoi rezultatet e arritura deri në ndërprerje të stinorit dhe përmes tyre ngriti dhe rrëzoi nga ligat skuadrat përkatëse.

Kështu, Megasport do të jetë anëtar i ri i Ligës së Parë pasi që deri në ndërprerje të stinorit ishte në pozitë të parë të Ligës së Dytë të Kosovës në basketboll, duke pasur bilans prej 11 fitoreve dhe 1 humbjeje me 903 pikë të shënuara karshi 742 të pranuarave.

Pas Megasportit në tabelë gjendej AS Kastrioti me bilans 10-2 dhe këta do të kërkojnë Ligën e Parë përmes PlayOutit në shtator (data nuk është përcaktuar ende) ku do të ndeshen me ekipin prizrenas New Basket.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë