Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

KB Peja, më e ngarkuara në 2021/22

Foto: KBPeja/ Pamje e skuadrës së stinorit të kaluar/ Korniza

KB Peja, më e ngarkuara në 2021/22


18 August, 2021 @13:16

Basketbollistët e KB Peja do të kenë stinorin më të ngarkuar nga të gjitha skuadrat. Verdhezinjtë nga qyteti buzë Bjeshkëve të Nemuna përveç garave vendore në Superligë dhe Kupë të Kosovës, do të marrin pjesë edhe në Ligën Unike dhe në Ligën Ballkanike, siç është njoftuar deri tash.

Dardan Berisha

Me këtë, shqiponjat do të kenë mbi 50 ndeshje të garantuara këtë stinor, duke pasur parasysh që Superliga luhet me — 28 xhiro, Liga Unike — 14 dhe BIBL — 10 të tjera.



MBI 50 NDESHJE TË GARANTUARA


Të gjitha këto ndeshje janë të stinorit të rregullt në të trija garat, pa llogaritur PlayOffin e mundshëm për Pejën si dhe garat e Superkupës, si ajo në Kosovë ashtu edhe ajo mbarëkombëtare që është paraparë nga Liga Unike.

KB Peja

Kështu, djelmoshat e trajnerit Semsettin Bas me në krye kapitenin legjendar të ekipit Dardan Berisha do të kenë orar të ngjeshur të garave, duke qenë se janë ekipi i vetëm nga Kosova që merr pjesë në këto dy gara tjera, pos atyre që janë nën ombrellën vetëm të FBK-së.



TË TJERAT


Sa i përket skuadrave tjera nga Kosova, asnjë tjetër s’është pjesëmarrëse si Peja edhe në Ligën Unike dhe në BIBL.

Derisa në BIBL është regjistruar vetëm Prishtina, që s’është pjesëmarrëse në Ligën Unike, te kjo e fundit do të marrin pjesë Golden Eagle Ylli, Prizreni-16 dhe Rahoveci.

Karagaç

Skuadrat tjera të Superligës si Bashkimi, Trepça dhe Drita (si anëtare e rikthyer) do të koncentrohen vetëm në garat vendore që i organizon FBK-ja.

Nëse nuk ndërron ndonjë rregull deri në fillime të sezoneve të garave të përmendura për shkak të situatës potenciale pandemike, për Pejën ky stinor do të jetë një luftë për secilin front ku garojnë derisa do të jenë në garë për gjashtë trofe potenicale.


KOSOVA U6

Kosova U16 deklason edhe Moldavinë

Përfaqësueset e tjera

Kosova U16 deklason edhe Moldavinë

17/08/21 @ 19:22

PRISHTINA

Prishtina zyrtarizon fundorin Nicholas

FBK Superliga/Transfere

Prishtina zyrtarizon fundorin Nicholas

17/08/21 @ 18:08

FBK

Përfundon afati kalimtar në basketboll te meshkujt

FBK Superliga

Përfundon afati kalimtar në basketboll te meshkujt

17/08/21 @ 15:21

KB PRIZRENI

Këta janë 4 amerikanët e regjistruar të KB Prizrenit

FBK Superliga/Transfere

Këta janë 4 amerikanët e regjistruar të KB Prizrenit

17/08/21 @ 14:49

PARA SEZONIT 21/22

Edhe një ekip shtohet në BIBL

Balkan League

Edhe një ekip shtohet në BIBL

17/08/21 @ 08:12

PEJA

Kapiteni qëndron në Karagaç

FBK Superliga/Transfere

Kapiteni qëndron në Karagaç

16/08/21 @ 19:31

KOSOVA, PARA NDESHJEVE TË TETORIT

Stërvitjet filluan me 12 lojtarë

Liga e Kombeve/Kosova

Stërvitjet filluan me 12 lojtarë

07/10/24 @ 23:00

GRUMBULLIMI I KOSOVËS

Foda sqaron objektivin e Kosovës

Liga e Kombeve/Kosova

Foda sqaron objektivin e Kosovës

07/10/24 @ 22:31

11-SHET

Superliga - Formacioni i javës (8)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (8)

07/10/24 @ 18:47

NGA INFORMATORI NR.1 SHTESË

Bashkimi dënohet me 500 euro!

FBK Superliga

Bashkimi dënohet me 500 euro!

07/10/24 @ 16:07

MVP I XHIROS IV

Terrell Brown (Ylli) - MVP (4)

FBK Superliga

Terrell Brown (Ylli) - MVP (4)

07/10/24 @ 15:50

LIRIA NDAHET ME TRAJNERIN!

Zyrtare: Granit Begolli largohet nga Liria

FFK Liga e parë/Transfere

Zyrtare: Granit Begolli largohet nga Liria

07/10/24 @ 14:15

LARGOHET

Zyrtare: Rami Hadar dorëhiqet nga KB Peja

FBK Superliga/International/Transfere

Zyrtare: Rami Hadar dorëhiqet nga KB Peja

07/10/24 @ 12:22

TË RINJTË DARDANË, TRIUMFOJNË NË MALTË

Kosova U-15 triumfon në turneun “UEFA Development” në Maltë

Kosova

Kosova U-15 triumfon në turneun “UEFA Development” në Maltë

07/10/24 @ 10:47

STAR OF THE GAMEWEEK VIII

Arlind Veliu (Malisheva) - Ylli i javës (8)

FFK Superliga

Arlind Veliu (Malisheva) - Ylli i javës (8)

07/10/24 @ 10:32

NUK KA ZËVENDËSIM!

Shqipëria pa Gjimshitin për ndeshjet e tetorit

Liga e Kombeve/Shqipëria/Sportistë shqiptarë në botë

Shqipëria pa Gjimshitin për ndeshjet e tetorit

07/10/24 @ 10:27


 
Të gjitha lajmet nga