Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAGON PEJA

KB Peja: Për Lekndreajn duhet të paguhet klauzola!

KB Peja: Për Lekndreajn duhet të paguhet klauzola!


24 July, 2022 @14:42

Përmes një njoftimi të lëshuar para pak castesh, KB Peja ka reaguar lidhur me deklaratën e basketbollistit të saj Daniel Lekndreaj.

Derisa shkodrani Lekndreaj si duket është në kërkim të ekipit të ri, KB Peja ka bërë të ditur se ai nuk mund të shkojë askund pa iu paguar klauzola me ekipin e tij aktual.

Mëposhtë, reagimi i plotë i KB Peja:

Reagim
KB Peja reagon ndaj deklarates se lojtarit të saj Danijel Lekndreaj.
Klubi njofton se momentin kur me punën tonë të madhe kemi arritur të sigurojmë pasaporten e Kosoves, ne kontratë ka qenë e paraparë vazhdimi me të ardhura të reja dhe me mundësi që klubi ta vazhdoj të njejten kontratë edhe për një sezonë tjetër.
Dhe këtë kontratë e ka përmbushur dhe gjithashtu ka shfrytëzuar të drejten e saj të vazhdoj kontratën edhe për një sezonë.
Por, siç duket lojtari në fjale ka kontaktuar klube të tjera duke nënshkruar kontratë me njërin nga ta, për çka është shkelje e kontratës.
Danijeli gjatë kohës si lojtar i joni, edhe kur është paraqitur si lojtar i huaj (edhe pse ka pas minutazh shumë te limituar) edhe pasi eshte pajisur me pasaport, tek ne është trajtuar me shumë dashuri dhe respekt, si nga Klubi, tifozët e edhe sponzorët. Mbetet i pakuptimtë mllefi i tij i shfaqur ne deklaratë!
Por, Danijeli mbetet lojtar i KB Peja dhe kushdo që është i interesuar për shërbimet e tij, duhet të paguaj klauzolen dhe të transferoj lojtarin.
Për këtë e kemi njoftuar lojtarin dhe agjentin e tij.
Me respekt,
KB Peja

KB Peja reaction

Ndërsa Lekndreaj kishte shkruar:

@daniel_lekndreaj | Te dashur Shqiponja, te nderuar qytetare te Pejes,

Permes ketij postimi dua te ju informoj se kam vendosur qe karrieren time profesionale ta vazhdoj jashte qytetit tuaj te bukur dhe tejet mikprites PEJA. Arsyet qe quan ne kete vendim jane te shumta dhe nuk dua te ngarkoj aske me telashet qe jam perballur nder muaj sa isha aty, gja e cila edhe me penalizoj shpesh here per faktin se kurseja Klubin perkunder veshtiresive qe u perballa prej kohes kur erdha ne 2021, trysnise te kaloja tek Klubi qytetit tim ne Shkoder Vllaznia, telashet me pagesa te vonuara dhe trajtim jo korrekt ne raste te ndryshme kur edhe mu kerkua te leshoj apartmentin tim e deri tek mos konfirmimi i gatishmerise ose jo per t’vazhdu s’bashku te Peja edhe pas veres.
Ju kofirmoj me pergjegjesi te plote se kam refuzuar interesime e oferta nga shume Klube qe vinin ne adresen time per faktin se deshiroja te sqarohen gjerat me Pejen dhe te dija nese jam i deshiruar ende, e gatishmeria nuk me ka munguar as edhe nje sekond deri dite me pare kur mu shua edhe durimi per te pritur per ti zgjidhur keto ceshtje me KB PEJA.
Jam tejet falenderues per secilin ndaj jush dhe KB PEJA per kohen e kaluar dhe arritjet e perbashketa dhe jam mirenjohes perjete. Por disa gjera nuk bahen me zor dhe une nuk mund te penalizoj karrieren time pafundsisht kur gjanat nuk sqarohen ne menyre profesionale dhe lihem peng pafundsisht.

Falenderus per jete ndaj Pejes e Shqiponjave!
Me respekt
Daniel Lekndreaj

Mbetet të shihet se si do të përfundojë rasti me Lekndreajn për KB Pejën.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike