GRUPI C

Foto: KBPrishtina/fb
KB Prishtina mëson kundërshtarët e fazës së dytë
15 February, 2022 @22:49
Pas vendit të dytë të fituar në Grupin B të BIBL, KB Prishtina sonte ka mësuar edhe rivalët e fazës së dytë grupore të garës, ndërsa është futur Grupin C të BIBL.
Tash në grup do të bëjnë pjesë katër skuadra, nga gjashtë sa kanë qenë në fazën e parë, ndërsa bardhekaltërit që kanë marrë pozitën e dytë në Grupin B të BIBL dhe aty bartet me një fitore e një humbje, pasi që kështu ka qenë bilansi i tyre ndaj Akademikut të Plovdivit, që e kanë përsëri në grup.
Si shkohet në Final 4?
Skuadrat që përfundojnë në vendin e parë të Grupit C dhe D do të sigurojnë direkt pjesëmarrjen në Final 4 të BIBL, ndërsa ato që arrijnë pozitat 2 dhe 3 të grupeve përkatëse do të luajnë duelet çerekfinale për të siguruar plasmanin në Final 4.
Kur luhen duelet?
Ndeshjet e fazës së dytë grupore pritet të luhen prej 2 marsit deri më 7 prill, ndërsa në ditët në vijim BIBL do të përcaktojë orarin e ndeshjeve.
Grupet e caktuara, mëposhtë.
FAZA E DYTË NË BIBL 21/22 | GRUPET C dhe D
GRUPI C: Haopel Elion 1-1 Akademik Plovdiv 1-1 Prishtina 1-1 Levski 1-1 |
GRUPI D: Ironi Nahariya 2-0 Maccabi Haifa 1-1 Balkan Botevgrad 1-1 TFT Skopje 0-2 |