APEL NGA KLUBI MITROVICAS
![KB Trepça me apel për përkrahësit KB Trepça me apel për përkrahësit](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article_sans/Zekiqi_Samir_shot_3_Trepca_oct2022.jpg)
KB Trepça me apel për përkrahësit
29 November, 2022 @21:20
Pas pranimit të dënimit nga Komisioni i Garave të FBK-së, KB Trepça ka dalë me apel për përkrahësit e klubit, ku ka kërkuar kujdes të shtuar, pasi që si klub po dëmtohen si në aspekt financiar ashtu edhe në imazh që po ndërtojnë!
Mëposhtë, apeli i plotë i mitrovicasve.
APEL:
Sot morëm vendimin e FBK-së për dënimin e klubit tonë me zhvillimin e tri ndeshjeve pa praninë e shikuesve dhe me gjobë prej 2100 euro.
Nuk është hera e parë që duhet të paguajmë çmim të lartë për veprimet e pamatura të një grupi shikuesish, që besojmë se nuk është grup i madh.
Andaj apelojmë te të gjithë përkrahësit tanë, e që janë vërtetë shumë, që të kenë kujdes të shtuar. Si klub po dëmtohemi seriozisht si në aspektin financiar ashtu edhe për imazhin që me aq mund po e ndërtojmë.
Falënderojmë tifo-grupin “TORCIDA” që gjithnjë shfaq nivel të lartë tifozllëku dhe bashkëpunimi.
Përkrahja e shikuesve na duhet, por assesi fyerjet dhe gjërat tjera të palejuara.
Faleminderit.