Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR 16

KB Vushtrria dënohet me 500 euro!

KB Vushtrria dënohet me 500 euro!


28 March, 2023 @17:18

Skuadra e Vushtrrisë, që u eliminua në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të PlayOffit të Ligës së Parë, ka marrë dënim prej 500 eurosh nga Komisioni i Garave (KG) i Ligës së Parë, pas duelit të tretë dhe vendimtar.

Vushtrria ishte në barazim 1-1 me Borën, ndërsa këtë duel edhe pse me epërsi terreni vendas, e humbi në Jeton Tërstena - Tota me 8 pikë dallim, 71-79. Bora arriti finalen e PlayOffit, ndërsa Vushtrria u mposht në gjysmëfinale edhe pse kishte përfunduar e dyta në stinor të rregullt të garave.

Atmosfera e mirë e krijuar nga publiku në disa momente ishte për vërejtje dhe kështu në raportin e lojës janë parë hedhje të gjësendeve të forta, ndezje të mjeteve piroteknike dhe ofendime në kor ndaj FBK-së.

Për këtë, Vushtrrisë për shkelje të Neneve, 49.3, 49.7 dhe 49.10 në total ka marrë dënimin prej 500 eurosh.

Këto Nene thonë:

—49.3 Hedhje e gjësendeve të forta në fushtë të cilat mund të shkaktojnë lëndime të lehta - 200 euro;
—49.7 Animi dhe sjellja josportive e shikuesve ndaj gjyqtarëve, lojtarëve dhe personave zyrtarë - 200 euro;
—49.10 Hedhje/ndezje e mjeteve piroteknike në tribuna që vështirëson zhvillimin e ndeshjes - 100 euro;


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë