KBF BASHKIMI - KBF PENZA

KBF Bashkimi fiton derbin e parë
29 January, 2022 @18:58
Vashat e Bashkimit kanë regjistruar fitoren e parë në një derbi në Ligën e Femrave.
Bashkimi e mposhti kampionen aktuale, Penzën, me rezultat 74-70.
Skuadra prizrenase triumfoi falë performancave të pëforcimeve të reja dhe Era Shatrit.
D’Asia Chambers ishte koshashënuesja më e mirë te Bashkimi me 20 pikë, kurse u ndihmua edhe nga Monique Coker me 18 pikë e 13 kërcime dhe Era Shatri me 17 pikë e 12 kërcime.
Te Penza u veçuan Narlyn Mosquera me 23 pik e 14 krcme dhe Valbona Bytyqi me 19 pik e 7 krcime.
Bashkimi aktualisht ka 9 fitore e 4 humbje, kurse Penza 10 fitore e 3 humbje.
Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Prishtinën, derisa Penza me Kastriotin.