KBF BASHKIMI

KBF Bashkimi me trajner nga Mali i Zi
21 March, 2021 @21:14
Ditë më parë ishin ndarë rrugët me trajnerin Andreas Rumani, derisa KBF Bashkimi e gjeti zëvendësimin menjëherë.
Trajneri nga Mali i Zi, Zdenko Grbavçeviç, do të jetë në krye të Bashkimit deri në fund të stinorit.
Grbavçeviç gjatë karrierës së tij ka fituar titullin ABA Liga me Buduçnostin dhe ka ushtruar skuadra në Turqi dhe Kinë.
Bashkimi e siguroi pozitën e parë në Ligën e Femrave sivjet, derisa kanë mbetur edhe 2 xhiro për të përfunduar stinori i rregullt.