KBF PARTIZANI 77-94 KBF PRISHTINA

KBF Prishtina triumfon në Tiranë
2 March, 2022 @22:11
Basketbollistet e Prishtinës kanë arritur që të shënojnë fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës Unike sonte, duke e mposhtur Partizanin në Tiranë, 77-94 [17-24, 17-28, 20-17, 23-25].
Sarah Mgbeike është treguar përsëri e pandalshme, derisa ka shënuar 32 pikë, 17 kërcime e 5 asistime në fitoren e bardhekaltërave nga kryeqyteti i Kosovës.
Tynice Martin ka dhënë 23 pikë, në ndeshjen ku s’pushoi asnjë sekond, ndërsa Agensa Rrahmani kontribuoi me 20 pikë të tjera në fitore.
Aida Palko me 28 pikë e 15 kërcime si dhe kapitenja Ornela Lalaj me 21 pikë e 15 kërcime ishin më të dalluarat te të kuqet tiranase, por të pamjaftueshme për fitoren e ekipit.
Pas kësaj fitoreje skuadra që drejtohet nga Fidan Shatri, KBF Prishtina ka bilanc 6-3 në Ligën Unike, ndërsa KBF Partizani ka bilans 2-7.
LIGA UNIKE, FEMRAT - TABELA AKTUALE:
1 | Penza | 6-2 | ||
2 | Flamurtari | 6-1 | ||
3 | Prishtina | 5-3 | ||
4 | Bashkimi | 5-3 | ||
5 | Partizani | 2-7 | ||
6 | Tirana | 0-8 |