Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA E RE 88-102 NEW BASKET

Robinson 45 pikë! NewBasket fiton derbin, hap xhiron me fitore

Robinson 45 pikë! NewBasket fiton derbin, hap xhiron me fitore


2 March, 2022 @18:07

Në një përballje derbi të Ligës së Parë sot, që ka qenë edhe ndeshja hapëse e xhiros XIV aty, NewBasket nga Prizreni ka vazhduar me formën e mirë, duke e mposhtur Prishtinën e re në përballjen e zhvilluar si mysafir.

Amerikani Jordan Robinson që luan për NewBasket ka shënuar rekord stinori në Ligë të Parë, duke shënuar 45 pikë në fitoren e ekipit të tij me rezultat 88-102 [23-27, 20-28, 28-19, 17-28]. Ai ka shtuar edhe 11 kërcime e 5 asistime në llogarit të tij në këtë përballje, që e bën ekipin e tij të dalë në pozitë të dytë të renditjes momentalisht.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Hajriz Hazeri gjithashtu ka luajtur me double double për NewBasketin, duke shënuar 15 pikë e 13 asistime në këtë fitore, kurse Egzon Kuqi ka luajtur me 16 pikë, sa ka shënuar edhe Gent Shala.

Te Prishtina e re nuk ka mjaftuar as double-double i Dion Haxhosajt. Dioni ka luajtu me 38 pikë dhe ka regjistruar 24 kërcime!

Me fitoren e NewBasketit sot, tash të dyja skuadrat kanë bilanc 8-6, derisa prizrenasit kapin pozitën e dytë për shkak të koshdallimit më të mirë se kundërshtari.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë