Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MELZIN LAZIMI

Kemi treguar karakter ndaj një ekipi me buxhet 10-fish më të madh

Kemi treguar karakter ndaj një ekipi me buxhet 10-fish më të madh


19 January, 2022 @0:18

Trajneri i Teutës, Melzin Lazimi, pas humbjes së ngushtë ndaj Pejës të martën mbrëma ka thënë se vlerëson jashtëzakonisht paraqitjen e skuadrës së tij.

Sipas Lazimit, lojtarët e drejtuar nga ai treguan karakter dhe luftë ndaj një ekipi që ka buxhet 10-fish më të madh, gjë që është për t’u lavdëruar.

“Së pari dua të përgëzoj Pejën për fitoren dhe t’i falenderoj për mikpritjen që na bënë këtu. I vlerësoj të gjithë sportistët sepse kanë treguar karakter dhe kanë luftuar. Diferenca e buxheteve është shumë e madhe. Nëse flasim për këtë, Peja ka buxhet 10-fish më të madh se Teuta, kështu që të vish në Pejë dhe të bësh një ndeshje si kjo që u nda vetëm në detaje, duke pasur edhe rezerva në arbitrim, mendoj se djemtë e mij janë për kompliment,” ka thënë ai.

Teuta pati epërsi deri në 5 minutat e fundit të ndeshjes, kur Peja u rikthye në lojë dhe përmbysi durrësakët për të arritur te fitorja. Disfata ka bërë që Teuta tash të ketë bilans 4-4 në Ligën Unike.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike